Home SPORT Rikthehet Interi

inter

Pas barazimit me Torinon, Interi i ëalter Mazzarit është kthyer te fitorja, dhe atë me goleadë. Interistët sot mposhtën ekipin e promovuar sivjet në Serie A, Hellas Verona me rezultatin e përgjithshëm 4 me 2.
Serinë e golave për Interin e hapi Jonathan që në min. e 9, për ta dyfishuar vetëm pas 3 minutash nëpërmjet Palacios(12). Rezultatin në 2 me 1 e ngushtoi Raphael Martino, por çka vlejti kjo kur Cambiasso arriti të shënonte edhe një herë për ta çuar epërsinë në 3 me 1, ndodhi kjo në min. e 38. Ekipi i Internazionales arriti të shënonte edhe një herë në min. e 56 me golashënues Rolandon, ndërsa rezultatin në 4 me 2 e ngushtoi Romulo, që doli të ishte edhe rezultati final. Me
këtë fitore Interi kalon në pozitën e 18 pikëve, nga 9 javë ne Serie A, ndërsa Verona mbetet në kuotën e 16 pikëve.