Home LAJME Ramos fajëson gjyqtarin për humbjen

Sergio Ramos mendon se gjyqtari ishte njeriu vendimtar i “El Clasicos” së parë për këtë edicion. ”Ka disa gjëra ndaj të cilave ne nuk mund të luftojmë. Tanimë iu tregova se gjyqtari ishte vendimtar në ndeshje”, tha Ramos shkurt pas humbjes.

Por, si duket reprezentuesi spanjoll ka harruar se ekziston një Komision Disiplinor i Futbollit në Spanjë, i cili ndër të tjera vlerëson edhe sjelljet e lojtarëve para edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërsa akuzat ndaj gjyqtarëve të ndeshjes me pretekstin se ka ndikuar në rezultatin final të ndeshjes, shpesh herë janë dënuar nga komisioni i lartcekur.

Kujtojmë se Barcelona shënoi fitore me rezultat të ngushtë prej 2:1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou”.