Home LAJME Ramiz Merko, kordinator për shuarjen e deponisë në Strugë

ramiz-merko-520x273

Ministri pa resor Ramiz Merko është caktuar si kordinatorë për të organizuar punët rreth shuarjes së deponisë në qytetin e Strugës.

Sot Ramiz Merko bashkë me Zoran Shapuriq do ta vizitojë Komunën e Strugës. Ata do të inspektojë masat e marra për zgjidhjen e problemit që ka Struga me deponin. Pritet që të jepet zgjidhje edhe për problemin e vazhdimësisë së hedhjes së mbeturinave që në të ardhmen problemi të jetë i zgjidhur përfundimisht dhe banorët e qytetit të Strugës me rrethinë mos kenë problem me deponinë.

Deponia e egër ka disa javë që digjet ndërkohë që qytetarët janë revoltuar për shkakë se tymi dhe ajri i ndotur u shkakton probleme.