Home LAJME Rama: Kopja e “Mesharit” vjen në Shqipëri, e sjell Papa

Një kopje e dixhitalizuar e “Mesharit” të Gjon Buzukut pritet të jetë pjesë e pasurisë së Bibliotekës Kombëtare. Ky fakt u bë i ditur nga vetë kreu i Ekzekutivit, Edi Rama, gjatë ekspozitës “Katolicizëm dhe kulturë”, ku u shfaqën botime të mendimtarëve dhe poetëve katolike, të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare.

Kryeministri Rama theksoi se i ka kërkuar personalisht Papa Franceskut një kopje të Mesharit, të cilin ai do ta sjellë vetë gjatë vizitës që pritet të mbajë më datën 21 shtator. “Ky është vendi më iu mirë për t’ju dhënë një lajm pozitiv, pasi kam përfituar nga kontakti me Papën për ti kërkuar një kopje besnike të dixhitalizuar të ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut. Ndaj papa do të vi të sjellë këtë pasuri për ne. Me dëshirën dhe fal pranisë së mediave, të tjerë të vinë dhe ta shohin këtë ekspozitë, e cila është sa modeste me përmasa, por goditëse me mesazhin që vjen për kohëra të largëta.

Në një vend evropian, ku ne të gjithë sebashku besojmë tek vlerat dhe parimet ku i besojnë asaj ane të botës nga ku dielli lind aty ku perëndon.”-është shprehur gjatë fjalës së tij Rama.

Me tej kryeministri Rama ka uruar për detyrën e re Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare. “Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e përcolli esencën e kësaj buqete që drejtorja e re e Bibliotekës Kombëtare ka përgatitur për ardhjen e Papës. i uroj sukses drejtoreshës dhe çelja e kësaj biblioteke, me këtë buqetë surprizë të jetë një ogur i mirë të nisura kaherë për bibliotekën. dhe për hapjen e një faqe të re për këtë bibliotekë, e cila flet për detyrimin që u kemi lexuesve besnik, për të pasur sallë më të denja dhe trajtim më të denjë të këtij thesari.”-përfundoj Rama.