Home LIFESTYLE Qytetarët e Tetovës nuk i’a falin Izairit për ndotjen e ajrit –...

Tetova sërish u rendit si qyteti më i ndotur në nivel botëror. E banorët e kësaj komune vazhdojnë të shprehin shqetësimet për rrezikimin e jetës dhe ambientit të tyre jetësor. Pikërisht dje një baze e huaj e të dhënave e quajtur “Numbeo” që ka të bëjë me ndotjen dhe kushtet e jetesës e radhiti Tetovën si qytetin me ajër më të ndotur në botë. Ky raport ka rritur shqetësimin e banorëve, të cilët kërkojnë zgjidhje emergjente, për ta mbyll sa më shpejt ndotësin kryesor që është kombinati metalurgjik “Jugohrom”.

Arianit Xhaferi nga organizata ekologjike “EkoGerilla” thekson për televizionin 21 se situata është shqetësuese dhe kërkohet ndërhyrje e shpejtë, pasi që Tetova radhitet tashmë si ambienti më i ndotur në botë.

“Ka disa vite me radhë që jemi në top 3-shin e vendeve botërore për nga ndotja dhe dje jemi ngjitur në vendime parë në botë, do me thënë dje Tetova ka qenë qyteti më i ndotur në botë. Është rëndom kur je në vend të parë të krenohesh por është ky një moment që duhet të turpërohemi të gjithë edhe si qytetarë por edhe garnitura politike që na udhëheqë, qeveria, parlamenti e të gjithë këta është e palejueshme është e pafalshme që një qytet poshtë malit Sharr të mos ketë ajër”, tha Arianit Xhaferi.

Drejtuesi i organizatës “EkoGerilla” Ai gjithashtu tregoi se popullata janë të revoltuar dhe se me rezultatet e reja po ju humbet durimi.

“Kjo gjendje ka ngjallur një reagim shumë të madh tek qytetarët të cilët çdo ditë në adresë të lëvizjes “Eko Guerilla” po dërgojnë shumë mesazhe dhe janë të gatshëm të hidhen edhe në protesta edhe të bllokojnë rrugët edhe të ndërmarrin diçka edhe më radikale. Do të doja që ti bëjë një thirrje që nga këtu ministrit të mjedisit Nurhan Izairit i cili është pikërisht nga Tetova, që është e pafalshme të jesh ministër i ekologjisë dhe Tetova të jetë qyteti më i ndotur në botë, është e pa falshme. Do ishte më normale që ai prej sot të largohet prej aty“, shtoi Arianit Xhaferi.

Ndërsa Ministri i mjedisit Nurhan Izairi deklaroi se ka dërguar kërkesë në Qeveri për mbylljen e gjithë ndotësve, përfshirë edhe ndotësin “Jugohrom” në rajonin e Tetovës.

“Ne si institucion gjithnjë kemi propozuar deri tek qeveria për ata të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet dhe standardet për gjegjësisht montimin e filtrave që nuk janë të harmonizuara dhe të pajisura me leje ekologjike kemi propozuar që të mbyllen deri në harmonizimin me këto plane aksionare deri në montimin e filtrave”, tha Nurhan Izairi.

Se sa serioze është ndotja e rajonit të Pollogut mund të shihet edhe nga Google Maps. Përndryshe grimcat toksike “Pm10” në Tetovë gjatë sezonit të dimrit të kaluar kanë arritur shifra të larta deri në 988, shifër kjo e cila është 20 herë më e lartë se ajo që është e lejuar.

The post Qytetarët e Tetovës nuk i’a falin Izairit për ndotjen e ajrit – VIDEO appeared first on Shqipmedia.