Home LAJME QSHP: Nota mesatare e provimeve eksterne të maturës shtetërore 3.39

provim

 Vlerësimi mesatar i provimeve eksterne të maturës shtetërore për vitin shkollor 2016/2017 në afatin  e provimeve të qershorit është 3,39, njoftoi Qendra Shtetërore e Provimit që sot i ka paraqitur rezultatet.

Rezultatet e provimit sot janë publikuar edhe në shkolla si dhe në mënyrë elektronike në matura.gov.mk.

Nota mesatare do të  jetë  përfundimtare pas afatit për parashtrimin e ankimimeve që do të zgjatin nga 6 deri në 10 korrik të vitit 2017 deri në orën 15.

Për provimet në sesionin e provimit në qershor u paraqitën gjithsej 16.426 maturantë.