Home LAJME Qeveria ofron marrëveshje – Velija Ramkovski e refuzon, do të presë Strasburgun

Sipas informacioneve me të cilat disponon BIRN, avokati i autorizuar i Ramkovskit dhe vajza e tij Emel, ka parashtruar aplikacion deri tek Gjykata në Strasburg, e notuar me numrin 33566/11. Në te kërkohet që gjyqi të konstatojë se u janë cenuar të drejtat babait dhe vajzës së Ramkovskit të arrestuar dhe të paraburgosur në aksionion “Merimanga”.

Argumentet e Ramkovskit janë se kanë qenë të mbajtur në paraburgim pa arsye të arsyetuara në vendime, ndërsa Këshilli penal i Gjykatës së Shkupit, duke e vazhduar paraburgimin ka sugjeruar edhe faj, me çka e ka shkelur prezumimin e pafajësisë.

Prandaj, ata kërkojnë që Gjykata Evropiane të konstatojë cenime sipas dy neneve nga Konventa: neni 5 (e drejta e lirisë, mosekzistimi i arsyeve për paraburgim) dhe neni 6 e drejta e gjykimit fer, gjykata, duke e shqyrtuar aplikimin, ka lejuar dhe ka kërkuar që Qeveria të prononcohet për rastin, transmeton Almakos.

Strasburg pyet për rastet “Merimanga”, “Hiri” dhe “Fallanga”

Sipas korrespodencës, me të cilën disponon BIRN, gjykata në Strasburg, më 3 korrik 2014 ka dërguar shkresë deri te Qeveria e Maqedonisë ku në një lëndë kërkon përgjigje nga autoritetet për veprim (jo)ligjor të gjykatave në rastet e: Bajrush Sejdiut nga Kumanova kundër Republikës së Maqedonisë (rasti “Hiri”), Velija dhe Emel Ramkovska (rasti “Merimanga”) dhe për disa persona të përfshirë në lëndën për tregti me artefakte (rasti “Fallanga”).

Duke patur parasysh se të ankuarit janë shtetas të Maqedonisë, cenimet për të cilat ankohen janë të njëjta ose të ngjashme, mënyra e përcaktimit dhe arsyetimet, gjykata që të tre lëndët i ka bashkuar në një dhe ka kërkuar përgjigje nga Qeveria pse kanë vepruar në atë mënyrë gjykatat.

Përndryshe, Gjykata në Strasburg në këto dhe rastet tjera ka vërtetuar se paraburgimi në Maqedoni ka zgjatur shumë, ndërsa gjykatësit nuk kanë dhënë arsyetim veçmas për secilin nga të akuzuarit në lëndët e krimit të organizuar ku kishte prej 20 deri në 50 të akuzuar./Almakos