Home LAJME Putin: Rusia është më e fuqishme se çdo agresor potencial

putin

Presidenti rus Vlladimir Putin sot në konferencën për shtyp tradicionale para Vitit të Ri potencoi se Rusia është më e fuqishme nga çdo agresor potencial, duke e përsëritur deklaratën që dje e dha para kolegjumit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Siç lajmëroi TASS, presidenti rus shprehu habi në lidhje me reagimin e SHBA-së pas këtyre fjalëve të tija.

Putini tha se nuk shikon asgjë të re dhe asgjë të pazakontë në deklaratën e presidentit të ri të përzgjedhur amerikan Donald Tramp, se SHBA-ja duhet ta zgjerojë potencialin e saj bërthamor “përderisa bota nuk bindet në lidhje me bombat bërthamore”.

Presidenti rus theksoi se nuk e le nën dyshim fuqinë e forcave bërthamore amerikane.

“Ishim pak të habitur nga deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të administratës aktuale amerikane, të cilët pa asnjë arsye kanë marrë për të dëshmuar se forcat e armatosura të SHBA-së janë më të fuqishme në botë”, potencoi presidenti rus.

Shpenzimet për mbrojtjen e Federatës ruse në vitin 2016 kanë arritur 4,7 për qind nga BPV-ja ruse , kumtoi shefi i shtetit. “Në vitin 2011 për mbrojtjen kombëtare kemi ndarë 2,7 për qind nga BPV-ja, por gjatë këtij viti, por edhe në pesë të fundit, ne i kemi rritur shumë këto shpenzime. Për këtë vit, ata arrijnë 4,7 për qind, në vitin 2017 do të jenë 3,3 për qind, ndërsa për vitin 2019, 2,8 për qind”, deklaroi presidenti rus.

Putini në konferencë për shtyp theksoi edhe se nuk është përjashtuar mundësia që në Rusi të mbahen zgjedhjet e parakohshme, edhe pse hapin e tillë nuk e konsideron si të domosdoshëm.

I pyetur nga reporteri i “Uolstrit Xhurnal” nëse janë të mundshme zgjedhje të parakohshme, Putini me shaka ia ktheu “Në cilin vend?”

Pritet që Putini sërish të kandidohet për mandat të ri në zgjedhjet presidenciale në vitin 2018.