Home LAJME Putin flet për 5 tentativat për vrasje dhe vdekjen

putin-2-634x356

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një interviste të gjatë dhe të detajuar me regjisorin Oliver Stone, ka thënë se ka pasur përpjekje të shumta për vrasjen e tij.

‘Tre herë president, pesë përpjekje për vrasje, më kanë thënë. Jo aq sa [Fidel] Castro, të cilin unë e kam intervistuar. Mendoj se ai duhet të ketë pasur rreth 50 tentativa”, tha Stone gjatë intervistës.

“Po, kam biseduar me Castron për këtë,” iu përgjigj Putin.

“Dhe ai më tha; a e dini pse unë jam ende gjallë? Unë e pyeta; Pse? –Sepse unë gjithmonë jam marrë me sigurinë time personalisht. Po, unë bëj timen dhe oficerët e sigurisë bëjnë punën e tyre dhe ata e bëjnë me mjaft sukses”, thotë Putin.

“Me fjalë të tjera, ju besoni tek sigurimi juaj dhe se ata kanë bërë një punë të mirë?” tha Stone.

“Unë u besoj atyre,” tha Putin.

“Sepse gjithmonë mënyra e parë e vrasjes … përpiqen ta realizojnë brenda sigurimit të presidentit,” tha Stone.

‘Cili është fati yt? A e dini?”, pyeti Stone.

“Vetëm Zoti e njeh fatin tonë – tuajin dhe timin” tha Putini.

‘Të vdesësh në shtrat, ndoshta”, tha Stone.

“Një ditë kjo do të ndodhë me secilin prej nesh. Pyetja është se çfarë do të kemi arritur deri atëherë në këtë botë të përkohshme, a do të kemi gëzuar jetën tonë?”, shton Presidenti rus.

Intervista e plotë në formë dokumentari do të publikohet duke nisur nga data 12 qershor për katër net rresht. Dokumentari me katër pjesë është filmuar gjatë dy viteve.

Në pjesë paraprake, Putin flet edhe për Eduard Snowden, ish-punonjës i CIA-s, për të cilin thotë se ai nuk është tradhtar pasi nuk dhënë informacione për vende të tjera. SHBA-të e kanë vënë nën kërkim për spiunazh.