Home LAJME Putin: Çlirimi i Alepos një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të situatës...

putin

Çlirimi i Alepos është hap shumë i rëndësishëm në tejkalimin e konfliktit në Siri, deklaroi sot presidenti rus Vlladimir Putin.

Siç lajmëroi Tass, Putini shfaqi shpresë se kjo do të sjellë deri në normalizimin e situatës së tërë Lindjes së Afërt.

Në takim me ministrin e Mbrojtjes Sergej Shojgu, Putini e potencoi rolin kyç të armatës ruse në operacionin në qytetin verior sirian.

Shojgu theksoi se banorët e Alepos kanë filluar të kthehen pas marrjes së plotë të qytetit nga ana e forcave qeveritare siriane, por organizatat humanitare ndërkombëtare ende nuk iu kanë dorëzuar ndihmë humanitare.

Takimi u mbajt para fillimit të konferencës së madhe për shtyp të Putinit