Pusiq: Nëse në Maqedoni zbatohet marrëveshja, atëherë në Këshillin e BEsë ka klimë për zhbllokimin e integrimeve euroatlantike
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeveanëtare të Bashkimit Evropian, sot në kuadër të Këshillit të BEsë kanë treguar atmosferë pozitive për t’u zhbllokuar integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe vendi t’i hap negociatat inkuadruese me BEnë, nëse partitë politike në vend në tërësi e zbatojnë marrëveshjen e 15 korrikut dhe zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit 2016 kalojnë me sukses.
Siç njofton MIA, shefja kroate e diplomacisë, Vesna Pusiq, duke transmetuar se në Këshillin e BEsë mbizotëron atmsoferë pozitive që Maqedonia të shënojë progres në integrimet e NATOs dhe BEsë.
“Sa i takon Maqedonisë, komisari për negociata për zgjerim Johanes Han e dha propozimin e tij dhe marrëveshjen e cila është arritur nga pala e Maqedonisë, ndërsa e cila përfshin një lloj Qeverie të shpëtimit nacional, gjegjësisht hyrjen e opozitës në Qeveri nga tetori, ndërsa opozita në shtator kthehet edhe në parlament. Hyrja e opozitës është paraparë në dy pozita minsitrore dhe me katër zëvendësministra. Njëqind ditë, para zgjedhje nga mesi i muajit prill 2016, kryeministri Nikolla Gruevski dhe e tërë Qeveria do të japin dorëheqje, me ç’rast do të përgatiten zgjedhje dhe kjo është marrëveshja e cila është arritur me palën e Maqedonisë dhe konstatim të cilin e mbështetën të gjitha vendetanëtare të Bashkimit Evropian”, i transmetoi Pusqi përshtypjet e para të takimit të Këshillit të BEsë për Maqedoninë.
Në pyetjen nëse në BE ekziston disponim te të gjitha vendetanëtare të hapen negociatata për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, Pusiq tha se ekziston atmosferë e tillë, por paraprakisht duhet e gjithë ajo që është dakorduar të zbatohet dhe të zbatohen zgjedhje.
“Ky qëndrimi është zgjeruar në Këshill dhe deri më tani është përsëritur disa herë, ndërsa ai është se nëse e gjithë ajo që është dakorduar në marrëveshje zbatohet ashtu siç është dakorduar, atëherë me të vërtetë në fund të kësaj rruge, Maqedonia dhe qytetarët e Maqedonisë duhet të shohin një hap përpara drejt integrimeve euroatlantike”, është decide ministrja kroate e Punëve të Jashtme.
Për momentin, në ndërtesën e Këshillit Evropian është duke u zhvilluar takimi i 12të i Këshillit për stabilizim dhe asociim midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, por me të cilin bashkëkryeson shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ndërsa në të cilin merr pjesë edhe eurokomisari Han, zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Eurointegrime Fatmir Besimi, si dhe ministra të tjera të Punëve të Jashtme dhe ambasadorë të vendeveanëtare të BEsë.