Home LAJME Pulat vetëvrasëse të ISIS-it (FOTO)

pula-615x380-615x330 (1)

Grupi barbar terrorist është duke përdorur pulat, në përpjekje për të hedhur në erë fortesat e armikut.

Anëtarët e grupit terrorist në Falluxha të Irakut u lidhin pulave eksplozivin në trup dhe i nxisin të shkojnë drejt kampeve të armiqve.

Në momentin që pulat janë në distancën e duhur, ekstremistët e ISIS përdorin telekomandën për të shpërthyer eksplozivin.

pul1

Fotot e pulave kamikaze kanë nisur të qarkullojnë në rrjet nga përkrahës dhe kundërshtarë të ISIS.

Një burim ushtarak britanik tha për Daily Star se qëllimi është të përdoren pulat pasi kanë më pak kosto.

Këto foto vijnë pas raportimit se pak ditë më parë ISIS përdori një dhi, të cilës i lidhi eksploziv në trup, për ta shpërthyer brenda një baze kurde në qytetin Kobani në Siri.