Home LAJME Proteston nesër Shkupi: Ky është orari, nisja dhe vendi ku do protestohet

Nënë moton “Duam drejtësi”, të premten, sërish do të protestohet në Shkup.

Kryesuesi i Këshillit Organizativ koordinues, Bedri Ajdari i fton të gjithë qytetarët, qofshin ata mjekë apo akademikë, mësues apo student, publicist apo nëpunës që tu bashkëngjiten protestave me qëllim që të arrihet qëllimi final, të lirohen të dënuarit me burg të përjetshëm, pasi ata nuk kanë lidhje me veprën. “I ftojmë të gjithë ata që duan drejtësi të na përkrahin në protesta, pa dhunë, pa incidente me qëllim që ta arrijmë qëllimin që të lirohen ata që janë të pafajshëm”, tha për “Lajm”, Ajdari.

Ndërkohë, Almakos më poshtë ju sjelli ftesën e Bedri Ajdarit kryesuesit të Këshillit Organizativ për rastin ‘Monstra’ për protestat e nesërme:

“Të nderuar qytetarët shqiptarë nga Shkupi dhe Maqedonia

Ju informojmë që Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”.

Në emër të familjarëve, përzemërsisht i falenderojmë të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilën nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dalur në protesta gjithëpopullore. Zoti i Gjithëmëshirshëm ua ktheftë me të mirat e Tij.

Protesta e radhës “MARSHI I LIRISË “do të realizohet më datë 18.08.2014 (e premte) me fillim nga ora 13.45, në ç’rast do të nisemi nga pllatoja para “Çairçanjes” dhe do të vazhdojmë deri të Gjyqi Themelor Shkupi 1.

I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se jemi popull paqëdashës dhe liridashës.”/Almakos