Home LIFESTYLE “Procesi i ndarjes së Britanisë nga BE-ja, sistematik dhe pa probleme”

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se është i sigurtë se procesi i ndarjes së Britanisë nga BE-ja do të jetë sistematik dhe pa probleme dhe se Britania dhe BE-ja do të punojnë në mënyrë pragmatike dhe brenda një bashkëpunimi.

Obama para Samitit të NATO-s që mbahet në Varshavë të Polonisë ku janë mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të NATO-s është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit Obama ka folur edhe në lidhje me vendimin e Britanisë për ndarjen nga Bashkimi Europian.

Presidenti amerikan ka vënë në dukje se vendimi i Britanisë për ndarjen nga BE-ja ka krijuar pasiguri dhe se pas referendumit ka biseduar me Kryeministrin britanik David Cameron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Jam absolutisht i sigurtë se procesi i ndarjes së Britanisë nga BE-ja do të jetë sistematik dhe pa probleme dhe se Britania dhe BE-ja do të punojnë në mënyrë pragmatike dhe brenda një bashkëpunimi”, u shpreh Obama.