Home LAJME Presidenti Ivanov në forumin Kran Montana në Barcelonë

133765509

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova, po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me rastin e pjesëmarrjes në sesionin 28-të vjeçar të forumit Kran Montana, që po mbahet në Barcelonë.

Bashkëshortes së presidentit të Maqedonisë, Maja Ivanova sot do t’i ndahet çmimi “Medalje e artë në forumin Kran Montana, për aktivitetet e saja, projektet dhe nismat me karakter humanitar.

Siç informojnë nga Kabineti i tij, temat e diskutimit në forumin e sivjetshëm janë të fokusuar në prodhimin e energjisë, ndryshimet klimatike, krizën emigruese, përforcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mundësitë për bashkëpunim në Mesdhe, Afrikë dhe Lindjen e Afërt.

Ivanov në ditën e parë të forumit pati fjalim në sesionin zyrtar në hapjen e forumit me temë “Çfarë bote për të ardhmen? Strategji për stabilitet në mjedis të paparashikueshëm – drejt një mënyrë të re të menaxhimit”.

Forumi “Kran Montana” është themeluar në vitin 1986 me qëllim që të sigurohet bashkëpunim i gjerë ndërkombëtar dhe lidhje e aktorëve ekonomikë në nivel botëror, si dhe të kontribuojë ndaj rritjes globale ekonomike, duke siguruar stabilitet, barazi dhe siguri. Aktivitetet dhe ngjarjet në kuadër të forumit janë të orientuara ndaj krijimit të platformave të cilat do t’i mundësojnë liderëve politikë dhe të biznesit t’i implementojnë strategjitë e tyre, t’i forcojnë partneritetet dhe të zhvillojnë mundësi të reja për bashkëpunim. Forumi bashkëpunon me partnerët institucionalë ndërkombëtarë, si agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.