Home LAJME Presheva kërkon nga Ramush Haradinaj një ministri

Propozimi nga marrëveshja e sotme që kryeministër të jetë Ramush Haradinaj, është mirëpritur nga lidershipi shqiptar në Luginën e Preshevës.

Jonuz Musliu, nënkryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, ka thënë se propozimi i partive opozitare që Haradinaj të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ka pasur jehonë dhe është mirëpritur edhe tek shqipatrët e Luginës së Preshvës, duke shpresuar se tani e tutje Kosovën Lindore do ta presin ditë më të mira.

“Ishte momenti dhe koha për ndryshime në Kosovë. Populli priste diçka të re. Kur Zvicra ndërron presdientët apo qeverinë për çdo vjet, prej nga Kosova ta ket këtë standrad të ketë një pushtet të përjetshëm si në kohën e ish-Jugosllavisë. Mbesim me shpresë se qeveria e re e Kosovës do të reflektojë pozitivshst edhe në avancimin e proceseve dhe realizimin e të drejtave tona kombëtare në Kosovën Lindore”, ka deklaruar Musliu për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë”.

Madje sipas Mulsiut kjo qeveri e re me gjasë do të jetë më efikase dhe gjithpëfrshirëse në spektrin politik dhe ushtarak shqiptar në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe komandantët e luftëtarët e denjë të UÇK-së që i kontibuan çlirmit të vendit.

“Shqiptaret, sidomos ne nga Lugina e Preshevës duhet përshndetur zgjedhjen e zotit Haradinajt për kryeministër. Hiç kontributin e tij për çlirim para lufte dhe për demokraci pas lufte, Haradinaj ishte kryeministri i parë që u interesua të këmbente përfaqesitë e Kosovës me Luginën. Kur Serbia ka ministrinë e vet për minoritete në Kosovë, pse edhe Lugina të mos e ketë një minsitër të vetin në Kosovë. Prandaj, ne kerkojmë nga kryemnitri i ri i Kosovës zoti Haradinaj, që edhe Lugina e Preshevës në të ardhmen të ketë ministrinë e vet në qeverinë e tij”, ka pohuar Musliu.