Home LIFESTYLE Premier Liga sjell një ndryshim të madh në afatin e transferimeve –...

Klubet e Premier Ligës janë pajtuar për të ndryshuar afatin veror të transferimeve të futbollistëve.

Nga sezoni tjetër Premier Liga do të ketë një afat më të shkurtuar veror për blerjen e futbollistëve.

Në njoftimin e sotëm, është zyrtarizuar që nga sezoni tjetër afati kalimtar për blerje të lojtarëve do të mbyllet para fillimit të sezonit.

Kësisoj, për edicionin 2018/19 afati kalimtar do të mbyllet më 9 gusht ditë e enjte vetëm dy ditë para fillimit të sezonit të ri.

Megjithatë klubet do të kenë të drejtë të shesin futbollistë në të gjithë kampionatet ku afati kalimtar mbetet i hapur.