Home LAJME Prej nesër pasdite mot më i freskët

moti

Ndryshim i motit me kushte për reshje të shkurtëra të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë veriperëndimore pritet prej nesër pasdite.

Deri atëherë do të mbajë mot shumë i nxehtë, ndërkaq tashmë prej orëve të pasdites do të fillojë të fryjë erë veriperëndimore, e cila në veri dhe përgjatë Vardarit do të përforcohet.

Prej të premtes pasdite dhe të shtunën moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar të kohëpaskohshme nga drejtimi verior, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore.

Të dielën në orët e paradites reshjet do të ndalojnë, ndërkaq kjo ditë do të jetë më e freskëta në periudhën me temperaturë e cila në disa vende do të tejkalojë 30 gradë.

Prej të hënës temperaturat sërish do të jenë në ngritje të vogël