Home LAJME Prej nesër pa borë, por më ftohtë

moti

Reshjet e borës, të cilat sot janlë me intensitet të matur në pjesët perëndimore dhe jugore, nesër do të ndalen dhe do të fryejë erë mesatare, përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e enjta vranësirat gradualisht do të ulen dhe temperaturat e mëngjesit sërish në disa vende do të jenë nën -10, ndërsa e ditës gjatë fundjavës do të jetë në ngritje të lehtë.

Të premten temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -15 deri -5, të shtunën prej -16 deri -7, të dielën prej -12 deri -3 dhe të hënën prej -8 deri 0 gradë.

Temperaturat e ditës nesër do të lëvizin prej -5 deri 2 gradë, të premten prej -5 deri 3 gradë, të shtunën prej -2 deri 6, të dielën prej 0 deri 5 graddë dhe të hënën prej 1 deri 6 gradë.

Sot moti është me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të borës në orët e pasdites dhe gjatë natës në pjesët perëndimore dhe jugore, ku kohë pas kohe do të jenë me intensitet të matur dhe shtresa e borës do të rritet prej 5 deri 10 centimetra. Në pjesët juglindore reshjet do të jenë të shiut dhe tëp borës. Më së paku kushte për reshje ka në pjesët veriore.