Home LAJME PPD: Musa Xhaferi mban përgjegjësi për partizimin e administratës shtetërore

Nisur nga fakti se këtë Sekretariat për dy mandate e ka udhëhequr Musa Xhaferi dhe i ka pranuar listat partiake të degëve dhe nëndegëve për punësimin e aktivistëve të partisë, PPD konsideron se i njejti mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për partizimin e administratës shtetërore.

PPD gjithashtu konsideron se me qëllim të eliminimit të dobësive të cekura nga Raporti i progresit dhe plotësimit të kritereve për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë të rinjtë shqiptarë në tregun e punës, kryeministri Nikolla Gruevski duhet ta shkarkojë Musa Xhaferin nga ky post dhe në vend të tij të emrojë kuadër jashtë partiak nga rradhët e intelegjencies shqiptare (ose ndonjë OJQ që nuk është bisht i ndonjë partie politike!) i cili asnjëherë në mënyrë të tërthortë apo drejtëpërdrejt nuk ka qenë i kyçur në aktivitete partiake.

PPD kërkon shkarkimin e Musa Xhaferit nga ky post edhe për arsye se nuk arriti t’i sistematizojë në vende pune mbi 1000 aktivistë të BDI-së të pranuar nga ana e Sekretariatit të cilët marrin rroga nga taksa paguesit shqiptarë vetëm për dy javë punë: mbledhin vota gjatë kohës së zgjedhjeve!

Një paaftësi e tillë e zavendës kryeministrit Xhaferi ka sjellur në mbylljen e persektivës së përparimit në punë të të rinjëve shqiptarë dhe ua ka caktuar atyre që në rini statusin e “invalidëve të punës”.

PPD është e bindur thellë se ata të rinjtë shqiptarë kanë kapacitetet e tyre arsimore e edukative të nivelit evropian dhe kanë potencial të lartë kreativ për përparim në jetë dhe ata nuk duhet ti nënçmojmë duke u dhënë lëmoshë çdo muaj nga një rrogë pa punë! Atyre duhet ofruar punë për krijimin e standardit të tyre jetësor e jo tu japim rrogë e mos të punojnë!