Home Uncategorized Politikania më seksi në botë, lidhje dashurie me Ibrahimoviçin

Shtypi Italian, kohët të fundit, po shkruan për një lidhje dashurie mes super yllit të futbollit Zlatan Ibrahimoviç dhe politikanes e cilësuar më seksi në botë, Nikol Mineti.

Sipas këtyre burimeve, lidhja e tyre ka një vit që po vazhdon romancën e saj. Nikol Mineti në Itali njihet si “madam” e Berlusconit.

Për rastin e tij edhe ajo duhej të paraqitej në gjyq. Në këto muajt e fundit emri i futbollistit Ibrahimoviç është lakuar shumë në mediat e shtypit rozë në Itali në lidhje me afera dashurie me femra të ndryshme. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Paraprakisht, mediat shkruajtën se në Paris ai po takohej me Silvi Van der Vart, ish gruaja e futbollistit Rafael Van der Vard. Siç duket politikania e tanishme, ish modele dhe stomatologe, i ka dobësi yjet e futbollit, pasi ajo ishte parë edhe në shoqëri të Cristiano Ronaldos,transmeton reporteri./AlbaLove/