Home LAJME Policia e kosovës konfirmon vrasjen e një kosovari në Siri/ Familja e...

lavderim-muhaxheri1

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

Po sipas medieve kosovare, të thirrura në burime të veta brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me Muhaxherin mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit i vrarë në shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë se posedojnë informacion për vrasjen e një kosovari në Siri, i cili është nga Kosova. Gjithsesi ata nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse i vrari është Lavdrim Muhaxhiri.

“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo referuar situatës ne Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Telegrafin.

auto_19074822_10211607292930155_1286998648_o1496915825

Ndërkohë që familjarët e Muhaxherit tashmë kanë hapur të pamën pas marrjes së lajmit se familjari i tyre është vrarë në Siri.

Familjarët e tij nuk kanë pranuar të flasin para kamerës dhe nuk kanë treguar se nga kush e kanë marrë lajmin për vdekjen e tij.

Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës të së enjtes e ka konfirmuar edhe axha i pjesëtarit të ISIS, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai im ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.