Home LAJME Plas skandali në Vatikan, orgji e drogë në dhomën e kardinalit të...

vatikani

Nuk ndalen skandalet në Vatikan. Mediat italiane raportojne për një tjetër ‘bombë’ nga vjen nga selia e shenjtë.

Në dhomën e një prej kardinalëve më afërt me Papën është zbuluar lëndë narkotike dhe thuhet se është kryer orgji homoseksualësh.

Sipas “Il Fatto Quotidiano” ngjarja ka ndodhur në qershor por nuk ishte raportuar me heret per te fshehur skandalin.

Denoncimin se kishin dëgjuar zhurma të çuditshme natën nga banesa që është pronë e Vatikanit, e kanë bërë vetë banorët të cilët më pas kanë dërguar aty edhe policinë që i kapi në flagrancë, duke kryer orgji, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike.

Ngjarja ka tërbuar Papa Françeskun sepse dhoma e kontrolluar nga policia, e banuar nga kardinali Francesco Coccopalmerio, është pronë e Vatikanit.

Ndër të tjerash përveç këtij rasti, skandali i fundit kishte të bënte me zyrtarin e tretë më të lartë të Vatikanit, shefin e thesarit të shtetit Papal, Kardinalin, George Pell, i cili është akuzuar për abuzim seksual me të mitur në vitet 1976-1980 kur ka qenë prift në Ballarat dhe në 1996-2001 ku ka shërbyer si Arqipevshk në Melburn.