Home LAJME Plaka që realizoi ëndrrën pas 101 vjetësh jetë!

Shoqata “Wish of a Lifetime” e cila ndihmon të moshuarit të realizojnë ëndërrat e parealizuara i ka ndihmuar 101 vjeçares Ruby Holt të realizojë ëndrrën e saj.

Ruby Holt, e cila gjatë gjithë jetës së saj ka mbledhur pambuk në fushat e Tennessee të SHBA, disa javë para mbushjes së 101 viteve jetë, ka realizuar ëndrrën e saj: TË SHIHTE DETIN, transmeton Albeu.com.

“Gjithmonë dëgjoja të tjerët duke thënë se sa gjë e mrekullueshme ishte, por asnjëherë nuk arrita të mbledh paratë e nevojshme për t’a parë detin” ka deklaruar Ruby Holt.

Për t’i treguar detin 101 vjeçares Holt, shoqata “Wish of a Lifetime” e ka dërguar atë në Gjirin e Meksikës, 600 kilometra larg vendit ku jeton.

Plaka është mahnitur nga madhësia e oqeanit duke thënë “Asnjëherë s’kisha parë një gjë kaq të madhe. Nga anët tona nuk gjëra të tilla”.