Home SHENDETESI Personal Zen shkencerisht zvogelon ankthin brenda 25 minutave

loja.jpgProfesoret e psikologjise kane bere nje loje te re, Personal Zen, qe mund te zvogeloj ankthin tek te stresuarit. Sipas hulumtimit qe eshte publikuar ne Clinical Psychological Science, e gjitha qe kerkohet eshte te luash per 25 minuta kete loj falas.

Personal Zen eshte e bere ne nje kopsht ku dy fytyra – nje e qeshur dhe tjetra e zemeruar – bien ne toke. Fytyra e qeshur krijon nje vazhde bari te cilen ju shpejt duhet ta ndiqni me gisht. Ne menyre natyrale, sa me shume bien ne toke syte e juaj mesohen te kerkojne fytyren e qeshur ne vend te asaj te zemruar. E gjitha kjo perkrahet me nje sfond qetesues dhe rehatshem. Kjo loje me se miri luhet me kufje (degjuese qe vihen ne vesh). Tash, lexo me poshte shkencen se perse funksionon kjo loje:

Kjo loje bazohet ne nje trajtim kognitiv te fundit per ankth qe quhet attention-bias-modification training (ABMT). Ky trajtim ka te bej me trajnimin e pacienteve qe te injorojne nje stimul kercenues (nje si ajo fytyra e zemruar) dhe ne vend te saj te perqendrohen ne nje stimul jo-kercenues (sikur ajo fytyra neutrale apo e lumtur/qeshur). Ky lloj trajnimi ka treguar sukses ne zvogelimin e ankthit dhe stresit tek ata qe vuajne shume nga ankthi.

Hulumtuesit thone se per momentin zbulimet e tyre sugjerojne se duhet ta luani kete loje per 25 minuta per te zvogeluar ankthin, por gjithashtu ata po bejne teste per te pare nese perioda me te shkurta te kesaj loje kane te njejtin efekt. Gjithashtu mendohet se kjo loje funksionon edhe per ata qe jane normalisht te stresuar dhe nuk eshte e qart nese ju ndihmon atyre qe klinikisht jane diagnostikuar me ankth.

Kjo loje shkarkohet dhe instalohet ne iPhone, sistem operativ iOS.

Burimi: Sherohu.com

http://sherohu.com/personal-zen-shkencerisht-zvogelon-ankthin-brenda-25-minutave