Home LIFESTYLE Përmbytje në Japoni, 15 të vdekur dhe 14 të zhdukur

Numri i viktimave në përmbytjet, të cilat u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut, javën e kaluar në Japoni u rrit në 15, thanë zyrtarët të shtunën, pasi ekipet e shpëtimit arritën në fshatrat e izoluara, ku janë zhdukur të paktën 14 persona, për të cilët ka frikë se kanë vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të shtunën ende është në fuqi paralajmërimi për reshjet në ishullin jugor Kyushu, vetëm disa ditë pasi në Japoni kaloi tajfuni Nanmadol, i cili ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës të cilat shkatërruan qindra shtëpi, rrugë dhe fusha të mbjella me oriz.