Home LAJME Përmbyjte në Stamboll

Shirat e rrëmbyeshëm që e përfshinë rajonin e Stambollit, shkaktuan përmbytje në disa pjesë të qytetit më të madh në Turqi.
Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm me mijëra automjteve me orë mbetën të bllokuara në autostratën kryesore që kalon përmes pjesës aziatike të Stambollit.
Janë përmybtur me mijëra ndërtesa në lagjet e Stambollit, Jumranie, Pednik dhe Kartal, ndërsa autoritetet lokale vendosën rrethoja metalike me të cilat gjatë natës së kaluar u bllokuan rajonet e përmbytura.
Probleme dhe bllokime në qarkullim kishte edhe në rrugën kryesore që të çon në daljet e Stambollit në pjesën evropiane të Turqisë. Ekipet e shpëtimit gjatë tërë natës kanë punuar në pastrimin e kësaj rruge.
Për shkak të erës së forët me të cilën ishin shoqëruar reshjet e shiut gjatë natës u bllokua lëvizja e traekteve dhe anijeve në Detin e Marmarit.
Shirat shkaktuan proleme edhe në qarkullimin rrugor dhe me mijëra persona mbetën të bllokuar në hekurudhat dhe në stacionet hekurudhore. Qarkullimi rrugor u intensifikua sepse një numër i madh i personave ktheheshin në shtëpitë e tyre pas përfundimit të festës së Bajramit.