Home LAJME Përleshje mes policisë turke dhe protestuesve në qytetin Kajseri

Par6958604

Policia turke sot u përlesh me protestuesit të cilët kanë arritur në qytetin Kajseri për shkak të procesit gjyqësor, i cili zhvillohet për vrasjen e Ali Ismali Korkmaz gjatë protestave antiqeveritare vitin e kaluar.

Protestuesit kanë udhëtuar në Kajseri nga qytetet fqinje. Ato organizuan tubim në bulevardin ku gjendet gjykata.

Një pjesë nga protestuesit nuk i kanë lejuar policisë t’i kontrollojë, pas çka kanë shpërthyer përleshje.

Studenti Korkmaz u rrah prej katër policëve me veshje civile dhe katër tregtarë, të armatosur  me shkopinj bejsbolli, gjatë  protestave në qytetin Eskishehir më 2 qershor të vitit 2013. Djali, i cili ka marrë lëndime në tru, vdiq më 10 korrik pas 38 ditëve të kaluara në komë.

Tetë të akuzuarit janë incizuar nga kamerat e sigurisë në momentin  e incidentit. Ata dënohen për “vrasje me paramendim”  dhe u kanoset dënim prej 10 deri në burg të përjetshëm.