Home LAJME Përleshje mes demonstruesve dhe policisë në Stamboll

stambolli-640x358

Në Stamboll është mbajtur protestë pas sulmit vetëvrasës të ISIS-it në afërsi të kufirit me Sirinë, ku demonstruesit e kanë fajësuar qeverinë turke, por ka ardhur deri të përleshjet.
Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji, transmeton Indeksonline.
Qindra njerëz janë mbledhur në afërsi të sheshit qendrore të Stambollit, në Taksim, duke kundërshtuar politikat e qeverisë turke për përgjigje ndaj ISIS-it.
Nga sulmi i sotëm në qytetin Suruçu mbetën të vdekur më shumë se 30 njerëz, raporton Reuters.
Disa nga protestuesit kanë brohoritur parulla kundër Erdoganit dhe partisë së tij AKP. “Shteti Islamik vrasës, bashkëpunëtor të Erdoganit dhe AKP-së”, kanë brohoritur të mbledhurit.