Përleshje masive në Shkup, përdoren thika dhe armë zjarri
Home LAJME Përleshje masive në Shkup, përdoren thika dhe armë zjarri

rrahje-2-620x330

Policia e Shkupit bën të ditur se dje rreth orës 17:00 ka ndodhur një incident i madh në lagjen e Shkupit Draçevë, ku njëri djalë është plagosur rëndë dhe është marrë nën kujdesin e klinikave të Shkupit.

Tani për tani dihet se incidenti ka ndodhur në afërsi të postës të vendbanimit. Në rrahje janë përfshirë tetë djem. Disa prej tyre kanë përdorur thika dhe armë zjarri.

Është plagosur D.T. (1993) nga Shkupi, ndërsa pjesëmarrësit tjerë në rrahje kanë ikur.