Home LIFESTYLE Përfunduan burgun të arrestuarit e Brodecit

Edhe pse të pa fajshëm ato duruan sakrificën , lodhjen,mallin për familje ,rrahjet, maltretime, që ju bëheshin çdo ditë nga policia maqedonase. Ata sot përmbushën obligimin e tyre 10 vite burg dhe lihen të lirë të arrestuarit e Brodecit më 7 nëntor 2007. ç’far lirie është për ta nuk e di a duhet të festojmë apo të vajtojmë për atë çka Ju ndodhi atyre këto 10 vite. Të rriten fëmijët pa baba, pa gjysh, pa axhallarë, kjo liri Ju është thënë të dënuarave të Brodecit. Ajo çka ndodhi ,ndodhi ato që pësuan janë këto banorë , familjet e të cilëve e din më së mirë se si janë përballuar më këtë vuajtje dhe pa të afërmit e tyre.

7 nëntori ditë zie për fsh. Brodec ,pësuan banorë të pa fajshëm për interesa të disa individëve të punësuar në institucione të ndryshme shtetërore.

A do mund të kompensohet koha e humbur këto 10 vite për këto persona as se si jo. Por këta janë ata si shumë të tjerë në shtetin tonë që vuajnë dënimin pa as një faj të vetëm ,ndërsa tjerët janë në pushime dhe të lumtur më familjet e tyre.

I lumtur dhe I trishtuar njëkohësisht , janë vetëm një pjesë e banorëve të Brodecit ndërsa dy nga të arrestuarit po në këtë aksion sot trupi I tyre është tretur në varrezat e fshatit njëri Nevzat Ariani( Nevzat Fejzullai) dhe tjetri Hanif Dervishi pasi nuk I përballuan dot maltretimeve rrahjet dhe vuajtjet që vinin pa mëshirë nga policia maqedonase në burgjet ku ato të pafajshëm si të tjerët qëndronin.

Më thoni ju pushtetar të sotëm dhe ato që ishin në kohën kur këto u arrestuan. A e dini se këto djem, këto burra , si do jetojnë nga sot? Ju ua morët pjesën më të mirë të jetës së tyre ,ata sot janë të gjallë por të shkatërrua në tërësi. Koto dy vitet e fundit kishim shpresë se PSP do të përmend dhe do të zbardhë rastin e Bodecit por çka bëri ajo, as nuk e përmendi? Shumë politikan burrë shtetas të Maqedonisë analistë të ndryshëm dhe njohës të mirë të rrethanave të Maqedonisë nëpër debate të ndryshme përmendshin. Sopotin, Kumanovën, Monstrën por ku mbeti BRODECI , a thua vallë ka diçka që fshihet dhe ne nuk e dimë këtë do e tregoj koha.

Të akuzuarit për rastin e Brodecit u dënuan gjithsej me 192 vjet burg. Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti të gjithë nga Brodeci, u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie.|AlbPortali