Home LIFESTYLE Përfundoi për sonte “telenovela turke”, mbledhja e kryesisë së BDI-së

Ka përfunduar pa asnjë vendim mbledhje e kryesisë qendrore të BDI-së sonte. E njëjta do të vazhdojë të hënën transmeton Shqipmedia.

Përndryshe BDI-ja shqyrton mundësinë e tërheqjes së kuadrove të saj nga Qeveria teknike. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë u shqyrtua se sa ky veprim do të ndihmonte zhbllokimin e situatës, përfshirë këtu edhe punën e Kuvendit. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se vendimi do të merret pas konsultimeve me partitë e shumicës parlamentare dhe ekspertët e fushës.

 Ne nga të gjitha aspektet e kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të jetë një kontribut. Ne do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim – deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.