Home LAJME Përfshihen nga zjarri dy automjete në Manastir

makina-telitit-800x440-620x330-1

Në Manastir mbrëmë nga zjarri janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve, me ç’rast është shkaktuar dëm material.

Policia sot kumtoi se zjarri ka ndodhur rreth orës 03:25 në rrugën “Bllagojçe Siljanovski”, ndërsa është djegur një automjet “audi” me targa të Manastirit, pronë e M.SH.K. (37). Nga zjarri janë kapluar edhe pjesa e parme dhe e pasme e automjetit ndërsa gjithashtu nga zjarri është kapluar edhe një automjet i pasagjerëve “rento tuingo” pronë e Gj.H. (47).

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit territorial i zjarrfikësve në Manastir. Ekspertizë ka kryer një ekip i SPB-së.