Home Uncategorized Performanca e nxehtë e Nicki Minaj (Foto

Rihanna dhe Drake duket se janë ndarë, por marrëdhënia e tyre është një rrëmujë e vërtetë sepse nuk kuptohet: herë janë bashkë, herë ndahen.

Marrëdhënia e tyre ka filluar në vitin 2009, fill pas incidentit me ish të dashurin Chris Brown.

Bukuroshja 26-vjeçare ishte e pranishme si spektatore në festivalin “Summer Jam “. Por, duket se është zhgënjyer nga ajo që ka parë. Gjatë performancës Nicki e ka mbërthyer Drake rreth belit duke ngjallur pak mërzi ose xhelozi tek Rihanna.

Në një foto të publikuar në Instagramin e Nicki Minaj dukej qartë që RIRI kishte parë një performancë që nuk i kishte pëlqyer. Nicki në Instagram kishte postuar një foto me Drake ku shkruante: “Ky është vëllai im”.

Këngëtarja Minaj performoi në festivalin e hip-hop-it dhe R&B-së së bashku me Lil Wayne, Drake, 50 Cent, Wiz Khalifa,Trey Songz, The Roots, Iggy Azalea, Snoop Dogg dhe shumë artistë të tjerë./tch/