Home LIFESTYLE Përdoruesit e Spotify në Turqi dëgjojnë mesatarisht 2,5 orë muzikë në ditë

Udhëtimi digjital i muzikës vazhdon me shpejti. Tek smarfonët (telefonat celularë) dhe pajisjet e tjera të lëvizshme kjo shpejtësi është shumëfishuar.

Platformat digjitale gjatë 10-vjearit të fundit kanë përmbysur dominimin 70-vjeçar të disqeve, atë 55-vjeçar të kasetave dhe 35-vjeçar të CD-ve në udhëtimin fizik që ka bërë muzika deri më sot.

Muzika digjitale ka triumfuar ndaj asaj fizike si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe në kohën që harxhojmë për të dëgjuar muzikë.

Pjesa më e madhe në këtë fitore u takon shërbimeve online të muzikës (streaming). Paralelisht me trendin botëror edhe në Turqi vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë raporti i dëgjimit të muzikës përmes internetit.

Drejtoresha e Spotify në Turqi, Ergyl Çivi (Ergül Çivi) thotë se përdoruesit e kësaj platforme në Turqi çdo ditë dëgjojnë mesatarisht 2,5 orë muzikë.

“Përdoruesit e Spotify në Turqi çdo ditë dëgjojnë 148 muzikë dhe më shumë preferojnë zhanrin “pop”. Orari i preferuar për të dëgjuar muzikë janë orët e mbrëmjes të ditëve të mërkura”, sqaron Çivi.

The post Përdoruesit e Spotify në Turqi dëgjojnë mesatarisht 2,5 orë muzikë në ditë appeared first on Shqipmedia.