Home LAJME Përdhoset gjuha shqipe sot në aktivitetet për përvjetorin e Skenderbeut në Shkup

Gjuha shqipe vazhdon të përdhoset edhe më tej në evenimentet më të rëndësishme në vend, shkruan SHENJA.
Sot në prezantimin e pullës postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Kuvend, me këtë rast, u vërejtën gabime drejtshkrimore në panelet për informimin për këtë ngjarje. Në vend që të shkruhet “Shënimi i 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut” shkruan “Shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.