Home LIFESTYLE Për takimin Ali Zijadin Gëzim e Vesel

Shkruan: Gazmend Arsllani – BESA Poroj

Të thuash për pisllëkun se është moment historik është demagogjia më e madhe e dëgjuar ndonjëherë në histori.

Shumë “analist” (të paguar me para të krimit VMRO-DUI), simpatizant të hutuar ose të urdhëruar, flasin me gojën e Ali Ziadin Gëzim Veselit.

Për ti sqaruar të gjithë se blloku politik shqiptar karshi bllokut politik Maqedonas e ka pasur gjithmon momentin historik për ta kushtëzur bllokun Maqedonas drejt realizimit të kërkesave të shqiptarve ne IRJM por asnjëherë nuk e ka realizuar për arsye se agjenda personale e tyre ka qenë parimore.

BDI = 19 Deputet, PDSH = 7 Deputet, RDK = 1 Deputet që nënkupton se Aliu e kishte momentin historik që ti ftojë të dy subjektet e përmendura më lart dhe ta kushtëzojë bllokun maqedonas për realizimin e kërkesave shqiptare. Këte komoditet e ka pasur gjithmonë dhe asnjëherë nuk e ka bëre për arsye se asnjehër nuk ka qene i interesuar për zgjedhjen e ҫështjes shqiptare. Por gjithmon ka qenë bashkëautor në krim me VMRO-në. Krim në kuriz të shqiptarve dhe në asnjë moment nuk e pa të arsyeshme që të largohet nga qeveria ose ti kerkojë mbeshtetje PDSH-së për kushtëzim të qeveris.

BDI e zhytur komplet në llumin e krimit është e detyruar që ti sherbej deri në fund padronit të tij që ti siguroj komoditet qeverisës ose në të kundërtën do i nxjere lakuriq përpara opinionit shqiptar, ashtu sic i dëgjuam disa sekuenca të përgjimeve “hidhaj futja” etj.

Vazalitetin ndaj VMRO-së e treguan edhe ne KSHZ (Subi Jakupi dhe Bedredin Ibrahimi ku me devotshmërinë më të madhe luftuan për interesin e VMRO-së bile edhe më shum se vet VMRO).

Gjithashtu BDI e pergatiti terenin që para zgjedhjeve parlamentare që tju hedhe hy syve elektoratit Shqiptar përmes krijimit të partive të vogla “opozitare” si LR-PDSH, UNITETI e MEMETI me qëllim që të pengoj Lëvizjen Besa drejt qëllimit të realizimit të të drejtave të Shqiptarve, duke shpifur në adresë të Lëvizjes Besa permes gojës ZIADINIT e MEMETIT.

Dhe për ta mbyllur tragjikomedinë në misionin e shpëtimit të padronit i bëri ftese të gjith faktorit politik shqiptar duke qenë plotësisht i sigurt se tek foleja do afrohen vetëm zogjtë që dolen nga vezët e tyre një vjet më parë me misionin e urdheruar nga VMRO-DUI.