Home LAJME Për një javë, 2350 raste me grip

Gripi po përhapet me një intensitet më të madh. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, javën e fundit janë regjistruar 2350 persona të rinj me simptoma të gripit, që është për 12 për qind më shumë se një javë më parë. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi në këtë sezon ka arritur në 7778 persona apo 37 për qind më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të. Këtë sezon janë regjistruar edhe 2 vdekje nga gripi. Shumica e të sëmurëve apo 87 për qind janë regjistruar në janar. Më shumë të sëmurë ka në Shkup, Veles dhe Kavadar. Që nga fillimi i sezonit, në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik janë ekzaminuar 73 mostra të pacientëve, ndërsa tek 35 ishin pozitiv në virusin e gripit. Epidemiologët paralajmërojnë se gripi do të qarkullojë edhe gjatë javëve të ardhshme. Alsat M