Home LAJME Pens me mesazh deri te aleatët në Evropën Lindore: SHBA-ja është me...

133798160

Gjatë vizitës së nënpresidentit të SHBA-së Majk Pens më 2 gusht, në Podgoricë pritet ndërprerje e tërësishme e komunikacionit në trasetë ku ai do të lëvizë, ndërsa është paralajmëruar edhe komunikacioni ajror do të jetë i mbyllur për disa orë, kur ai do të aterojë në Podgoricë.

Përndryshe Pens, mbrëmë mbërriti në Talin, ndërsa sot do të ketë takime me presidentët e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Nga atje shkon për vizitë në Gjeorgji, ndërsa pasnesër do të mbërrijë në Podgoricë.

Pens, mbrëmë para gazetarëve deklaroi se në Evropë e dërgon presidentin Donald Tramp me “mesazh shumë të thjeshtë”. “Kjo është se Amerika në vend të parë, nuk do të thotë se Amerika vetë. Mesazhi ynë deri te vendet baltike, ndërsa edhe mesazhi im kur do t’i vizitojë Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, do të jetë i njëjtë për të gjithë aleatët tonë këtu në Evropën Lindore. “Ne jemi me ju”, theksoi Pens për Foks njuz.

Më 2 gusht në Podgoricë do të mbahet takim i nënpresidentit të SHBA-së me përfaqësues të lartë të vendeve-anëtare dhe të vendeve mbikëqyrëse, anëtare të Kartës së Adriatikut, kryesues i së cilës këtë vit është Republika e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë së bashku me Malin e Zi është edhe bashkë-nikoqir i kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Maqedonia, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën është anëtare e Kartës së Adriatikut, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve mbikëqyrëse në grup.

Grupi Karta e Adriatikut është formuar nën patronazh të SHBA-së në vitin 2003 dhe ka për qëllim t’i koordinojë aktivitetet për mbështetje të vendeve aspirantë për anëtarësim në NATO.

Përndryshe, RTCG njoftoi se Pens, bashkëshortja e tij Karen dhe delegacioni amerikan me siguri do të akomodohen në hotelin Hilton, ndërsa bisedat me presidentin dhe kryeministrin e Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe Dushko Markoviq do të zhvillohen në Vilën Gorica. Gjatë kësaj kohe, Karen do të udhëtojë për vizitë në një fermë për mjaltë edhe në Liqenin e Shkodrës