Home LAJME Pengjet turke rrëfejnë ditët e robërisë në duart e ISIS-it

Pengjet e shpëtuara tregojnë se si e menaxhuan situatën e vështirë nën robërinë e organizatës ISID.

Qytetarët turq të marrë peng në Mosul, të cilët u liruan sot dhe erdhën në Ankara me një avion të posaçëm, kanë bërë deklaratat e para për gazetarët.

Emin Erxhan, babai i foshnjës me emrin Exhrin Ela Erxhan tha se në kohën kur mbahej peng ka mbijetuar nëpërmjet përpjekjeve të nënës së Elës.

Erxhan duke shprehur kënaqësinë që më në fund ishte kthyer në Turqi tha se: “Gëzimi i kthimit në atdheun tim me bashkëshorten time më ka bërë të harroj ato që kam përjetuar atje. Më kujtohet vetëm që kemi pritur mbrëmë deri në mëngjes.

Ndërsa Alparslan Jel, i cili ka shërbyer si oficer policie në konsullatën e Mosulit duke deklaruar se janë të lumtur për kthimin e tyre në atdhe tha: “Shteti ynë qoftë i bekuar nga Zoti. Jemi të lumtur dhe shpresoj që kjo të mos i ndodhë më shtetit tonë. Ne na ndodhi, por shpresoj se nuk ndodh më”.

Alptekin Esirgyn duke deklaruar se ata i përballuan vështirësitë duke duruar robërinë tha: “Ne e dinim se duhet ti bënim ballë qëndrimit tonë aty. U munduam të përgatisnim edhe shokët tanë për këtë sepse mes nesh kishte edhe civilë. Duke bërë paralajmërimet e nevojshme që të qëndronim të fortë, besuam në qeverinë tonë duke u mbështetur në besimin tonë dhe ja ku i morëm frytet e këtij besimi. Qeveria jonë po na dërgon me avionin e saj në Ankara dhe ne jemi shumë krenarë për çdo gjë”.

Esirgyn shpjegon se në disa raste janë përballur me vdekjen, por duke u mbështetur tek njëri-tjetri kanë arritur ta përballojnë këtë sfidë, ku thekson se “konsulli i Përgjithshëm e menaxhoi shumë mirë situatën, edhe pse i vendosën armën në kokë ai përsëri nuk dha shpjegime, konsullin e falënderoj në mënyrë të veçantë”.

Erdogan: Shpëtimi i pengjeve, tregues i fuqisë së Turqisë

“Sjellja me sukses shëndoshë e mirë në Turqi të shtetasve tanë është një zhvillim shumë i rëndësishëm në aspektin e treguesit se në çfarë niveli ka arritur Turqia e Madhe”, tha Presidenti Erdogan në një mesazh me shkrim publikuar me këtë rast.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri një deklarata më shkrim në lidhje me lirimin e 49 shtetasve turq që mbaheshin me forcë nga ISID-i në Irak.

Presidenti Erdoan i përcolli të gjithë Turqisë dhe personelit të Konsullatës së Përgjithshme të Mosullit urimin “të shkuara” dhe tha: “MIT-i gjatë kësaj kohe e ka ndjekur çështjen me durim dhe me një sensibilitet shumë të lartë dhe më në fund ka realizuar edhe një operacion të suksesshëm shpëtimi”.

“Mbërritja shëndoshë e mirë e shtetasve tanë në Turqi është një zhvillim shumë i rëndësishëm në aspektin e treguesit të nivelit ku ka arritur Turqia e Madhe”, shkruan Erdoan në mesazhin e tij.

Davutollu: Sot ra maska e manipuluesve dhe provokatorëve

Sot është ditë feste, vëllezërit dhe bashkatdhetarët tanë janë përsëri me ne, tha Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu pas lirimit të diplomatëve turq dhe familjeve të tyre, të rrëmbyer 3 muaj më parë nga ISID.

Sot është ditë feste, vëllezërit dhe bashkatdhetarët tanë janë përsëri me ne, tha Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu pas lirimit të diplomatëve turq dhe familjeve të tyre, të cilët ishin rrëmbyer nga pjesëtarët e ISID, duke theksuar se vendi i tij me qytetarët e vet kujdesen edhe për njerëzit e rrezikuar në mbarë botën

“Zyrtarët e Qeverisë Turke do të linin funksionet e tyre po ta dinin se ky gjest do të parandalonte edhe lëndimin më të vogël në trupin e qytetarit të vet dhe jo vetëm kaq, do të sakrifikonim edhe më shumë vetëm se qytetarët tanë të mos pësojnë asnjë gjë”, tha Davutollu

Kryeministri turk tha se vendi i tij kujdeset për njerëzit në nevojë në mbarë botën, këtë e tregon pranimi i refugjatëve nga Siria dhe vende të tjera, duke i mbajtur hapur dyert për njerëzit që largohen nga e keqja e luftës.

Herët këtë mëngjes u liruan 49 shtetas turq të cilët ishin mbajtur peng për tre muaj nga pjesëtarët e organizatës ISID.

Shtetasit turq menjëherë pas lirimit, rreth orës 5:00 në mëngjesit të ditës së shtunë, u transferuan në Turqi, në qytetin Shanllëurfa (Şanlıurfa), ku së pari ata i vizitoi Kryeministri Ahmet Davutollu. Pastaj të gjithë së bashku me avionin e kryeministrisë udhëtuan për në Ankara.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu me herët kishte dhënë një deklaratë për mediat, ku kishte konfirmuar se 49 shtetasit turq që mbaheshin peng nga pjesëtarët e ISID-it në qytetin irakian të Mosulit, u liruan dhe u kthyen në Turqi të shtunën në mëngjes.

Dyzet e nëntë shtetas turq – diplomatë, punonjës konsullorë dhe anëtarët e familjeve të tyre – ishin rrëmbyer nga konsullata turke në Mosul, Irak, më 11 qershor të këtij viti, një ditë pasi anëtarët e ISID kishin pushtuar qytetin e dytë më të madh të Irakut./TRT Shqip