Home SPORT Pekingu kandidat për LOD 2022

Kryqyeti kinez Peking, ka paraitur kandidaturën e tij për të qenë organizator i Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022, transmeton agjensioni i lajmeve Sinhua. Garat e këtyre lojërave përpos në Pekin do zhvilloheshin edhe në qendrë Xhang Xhia Kou, që është afro 160 kilometra larg qytetit. Afati i dorëzimit të kandidaturave deri tek KON-I,është 14 nëntori. Pekini në vitin 2008 ishte nikoqir i olimpiadës verore. Përpos Pekingut, kandidaturën e tyre e kanë dorëzuar edhe Almati (Kazakistan), ndërsa mediat evropiane shkruajnë se këtyre mund t’iu bashkangjiten Oslo, Munih dhe Lavov. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendimin se cili shtet do të jetë organizator I LOD 2002 do ta mer në vitin 2015. Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 do të zhvillohen në Soçi , ndërsa ato katër vite më vonë do të mbahen në Pjong Jang të Kores së Jugut.