Home LAJME Peja dështoi sërish në Ballkan League

Peja ka pësuar edhe disfatën e dytë në Ballkan League. Skuadra e verdhë është mposhtur në Karaç, nga përfaqësuesi nga kryeqyteti bullgar Lefski Sofje me rezultat 78-86.

Pejanët edhe pse luajtën para tifozëve të mrekullueshem Shqiponjat, që në numër të madh përkahën kampionin e Kosovës, lojë të mirë shfaqën vetëm në çerekun e tretë të cilin e fituan me rezultat 26-17, pasi më herët 2 çereket e para i takuan bullgarëve që në pushim shkuan me rezultat 42-33.

E në periudhën e katërt kur të gjithë menduan se pejanët do të arrijnë fitore ndodhi e kundërta ndoshta kjo edhe falë përvojës më të madhe të musafirëve që në momente të caktuara ishin më të përqendruar.

Te Peja pesë lojtar shënuan pikë dyshifrore por që ishin të pamjaftueshme për fitore Frederic House, ishte koshashënuesi më i mirë me 17 pikë, dhe u ndihmua edhe nga Odufuwa 13 pikë, Vedran Morovic, 12 pikë si dhe Gerti Shima dhe Samir Sahptahovic kotribuan me nga 10 sosh.

Ndërkohë më i miri te musafirët ishte Dimitar Angelov me 20 pikë e 5 kërcime, poashtu lojë të mirë demonstruan edhe Varbanov dhe Micic me 18 pikë, rrespektivisht 19 sosh.

Peja ndeshjen e rradhës do ta zhvilloj në Maqedoni, kundër KK Kumanovo, të cilën ditë më parë e mposhti Sigal Prishtina si musafire.