Home LAJME PDSH-ja gojë mbyllur për stemën e votuar nga VMRO-BDI

Stema e re e Maqedonisë e cila është propozuar nga Qeveria e Maqedonisë nuk përmban aspak elemente unifikuese për qytetarët e këtij shtet. Stema e re e propozuar shtetërore përmban një luan të egërsuar me ngjyrë të kuqe, në mburojë të artë me kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme.

Që të ndryshojë stema duhet ndryshimi i Kushtetutës gjegjësisht me shumicë prej dy të tretash apo sipas Badenterit.

Portalb kontaktoi me deputetët e partisë opozitare shqiptare PDSH të cilët edhe këtë herë nuk kishin qëndrim. Orhan Ibrahimi tha që në ditët në vijim partia e tij mund të ketë qëndrim në lidhje me këtë temë, por kjo mund të ndodhë të martën ose më pas.