Home LAJME PDK pezullon koalicionin me Mimozën

Sherr i madh ka plasur brenda partnerëve të koalicionit për ta qeverisur komunën e Gjakovës.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, e cila e kishte përkrahur Mimoza Kusari-Lilën për t’u zgjedhur kryetare e Gjakovës në garë me ish-kryetarin Pal Lekaj, e ka pezulluar marrëveshjen e koalicionit me degën e AKR-së.Kjo për faktin se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e ka refuzuar propozimin e PDK-së që Artan Nimani të jetë nënkryetar i komunës.