Home LAJME PDK: LDK dhe IQM gënjejnë opinionin

Zyra për Informim e degës së PDK-së në Malishevë, deklaron se Dega e LDK-së në Malishevë dhe IQM, kanë dezinformuar opinionin “për kinse ndërhyrjen e njësisë speciale në selinë e degës së PDK-së në Malishevë dhe marrjen e disa kutive të votimit”. “Kjo është një gënjeshtër ordinere që vije nga shtabet e këtyre dy subjekteve politike, të cilat, me këtë rast involvojnë pa të drejtë edhe institucionin e Policisë së Kosovës. Dega e PDK-së, me këtë rast, njofton opinion se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje apo vizitë të policisë në zyrat e PDK-së dhe as që ka pasur nevojë për një gjë të tillë”, thuhet në reagim.