Home LAJME PDK: Kemi fituar plus edhe 3 komuna!

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh. Sipas tij, PDK-ja përvec komunave aktuale me të cilat udhëheqë, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë.
Ai po ashtu ka thënë se në Prishtinë kandidati i tyre, Agim Çeku do të jetë në balotazh. Derisa në Podujevë janë rritur shumë.