Home LAJME PDIU përshëndet qeverinë (VIDEO)

Realist dhe të drejtë e ka konsideruar Shpëtim Idrizi qëndrimin e Ministrisë sonë të Jashtme për vendosjen në tryezë për zgjidhje çështjen çame.

Qeveritë e shkuara kanë qenë të intimiduara ndaj palës greke, duke bërë që problemet e pazgjidhura kohë pas kohe të agravojnë, thotë kreu i PDIU, i cili përshëndet edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare për artikulimin e kërkesës shtetit grek për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Por ai kundërshton qëndrimin e ministrit Venizellos për këtë çështje. Ligji, thotë Idrizi, prek tre gjendje, e para atë të sulmit pa paralajmërim ndaj shtetit që i deklarohet

Kryetar i PDIU hapja e luftës, e dyta pretendimet territoriale dhe e treta mbajtja nën sekuestro konsertive të pronave të shtetasve të vendit që i ke shpallur luftë.

“Çfarë ka ndodhur? Marrëveshja që i referohet Venizellos e vitit 1987 heq gjendjen e parë, atë të sulmit ndaj Shqipërisë. Marrëveshja e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqise e vitit 1996 heq gjendjen e dytë, pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, por mbetet në fuqi sekuesroja ndaj pronave të shqiptarëve të çamërisë, por edhe të shqiptarëve të tjerë të Follorinës, apo komuniteteve fetare që janë me qindra”, deklaron Idrizi.

Ekziston gjithashtu një shkresë e vitit 1998, që Ministria e Jashtme greke i ka dorëzuar ambasadës sonë në Athinë, ku i pohoet se ligji i luftës mbahet në fuqi prej saj për çështje pronësie, shton Idrizi, që gjithashtu e cilëson tinëzar qëndrimin e Greqisë për përcaktimin e kufirit detar.

“Për marrëveshjen e ujërave kemi një qëndrim realist të Bushatit dhe një qëndrim tinëzar të Ministrisë së Jashtme greke, që futi në këtë çështje integrimin si një kërcënim”, vlerëson Idrizi.

Ajo që kreu i PDIU-së nuk bie dakord me Tiranën zyrtare është pranimi i saj për të vendosur në axhendë takimin e Venizellos me kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare, Janullatos, kur kisha shqiptare është e pavarur, thotë ai.

Por a do ta shtyjë drejt kalimit në mazhorancë PDIU-në kërkesa për heqjen e ligjit të luftës, si një nga pikat kryesore të rezolutës çame, e cila tashmë është vendosur në axhendën diplomatike të qeverisë?

“Do ta mbështesim, përshëndesim dhe do shtyjmë më tej çdo çështje ndërkombëtare, por nuk besoj që kjo detyrimisht mund të na bëjë pjesë të mazhorances apo jo”, shton Idrizi. / Top Channel