Home LAJME Papa Françesku shkel tokën shqiptare

Papa Françesku mbërrin në Shqipëri, duke nisur këtë vizitë historike për vendin tonë. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.

Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte. Ne ambientet e salles VIP te aeroportit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare, ku Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papes, kupen e dheut, nje dhurate simbolike dhe shume domethenese. Me pas Papa, i shoqeruar nga eskorta papale u nis drejt kryeqytetit, per te mberritur ne Presidence, ku eshte planifikuar edhe ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës, shoqëruar me një vizitë kortezie me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.