Home LAJME Pacolli: Sejdiu është kandidati më i mirë për një Prishtinë ndryshe

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, për Prishtinën Korab Sejdiu, sot përmbylli fushatën e tij në Prishtinë, ku ishte i shoqëruar nga Presidenti i kësaj partije Behgjet Pacolli dhe nga strukturat më të larta të partisë.

Hapjen e këtij tubimi në Sallën e Sporteve në Prishtinë e bëri, i pari i kësaj partie Behgjet Pacolli, i cili i falenderoi të gjithë të pranishmit dhe mbështeti fuqishëm Sejdiun duke thënë se është kandidati më i mirë për një Prishtinë ndryshe.

Ndër të tjera Pacolli shtoi se “AKR-ja prej momentit që është formuar si parti ka pasur synim të punojë për qytetarin për mirëqenien e tij, për këtë jam i lumtur që gjatë punës sime kam punuar më njerëz të sinqertë dhe të punës, edhe në këto zgjedhje AKR-ja ka ardhur më ndryshe se të tjerët, ka ardhur me kandidatë të shkolluar jashtë vendit” .

Ai më tutje ka kritikuar qeverisjen aktuale të komunës së Prishtinës duke thënë se “Metropoli të cilën ata e quajnë, Prishtinën, është shumë larg,.”Nuk mund të quhet Metropol një qytet që nuk ka infrastrukturë të ndertuar. Një qytet i degraduar, një qytet që çdo rrugë ke mbeturina. Prishtina më këtë qeverisje është në rrezik për tu rrënuar si qytet, për këtë duhet ndryshimi dhe ju jeni ata që do ta bëni atë ndryshim më 3 nëntor”, ka thënë Pacolli. Pacolli tutje ju ka thënë simpatizantëve së 3 Nëntori është dita kur vendosni për ndryshime rrënjësore.”

Ndërsa kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës Korab Sejdiu, duke falenderuar në mënyrë të veçantë kandidatët për Këshillin Komunal, shtabin e fushatës së Prishtinës, degët dhe AKR-në për përpjekjet dhe punën e tyre të palodhur në këtë fushatë. Ai tha “Falenderoj Presidentin Pacolli që më ka qëndruar pranë dhe më ka inkurajuar në çdo moment. Unë jam krenar që jam pjesë e AKR-së dhe shpresoj t’ju kem bërë të ndiheni edhe ju sadopak krenar me mua”.