Home LAJME Osmani: Përfundimisht duhet të mbyllet çështja për Marrëveshjen e Ohrit

133745198

Zëvendëskryeministri i angazhuar për eurointegrime Bujar Osmani në intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BTA theksoi se duhet përfundimisht të mbyllet çështja për Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Ka një ligj të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit nga viti 2001 i cili nuk është zbatuar dhe ai është ligji për përdorimin e gjuhën shqipe. Ideja është që ta zbatojmë atë ligj dhe ta mbyllim çështjen me Marrëveshjen e Ohrit. Paralelisht me këtë i realizojmë reformat dhe tentojmë t’i zhbllokojmë proceset. Kemi një marrëveshje të tillë me partnerët në Qeveri dhe kjo është midis qëllimeve afatshkurta që është shumë më e rëndësishme për rrugën e eurointegrimit. Komisioni Evropian kërkon nga ne që këto çështje të zgjidhen dhe me këtë do ta mbyllim edhe pjesën normative nga Marrëveshja e Ohrit dhe do të kemi një problem më pak për zgjidhje”, thekson Osmani.

I pyetur nëse kjo mund sërish t’i rrisë tensionet midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ai u përgjigj se përkundrazi, mosmbyllja e kësaj çështje është burim i vazhdueshëm i tensioneve në vend.

“Mendoj se tani ka mirëkuptim edhe te komuniteti maqedon se kjo çështje duhet të zgjidhet. ne dëshirojmë që ky proces të jetë inkluziv dhe kërkojmë edhe opozita dhe VMRO-DPMNE-ja ta mbështesin. Prej atje tani më vijnë sinjale se kanë bërë gabime në lidhje me shqiptarët dhe kërkojnë që kjo të korrigjohet në lidhje me shqiptarët dhe ta mbështesë Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe”, deklaroi Bujar Osmani.

Për atë nëse Qeveria aktuale e Maqedonisë është stabile duke e pas parasysh atë që disponon me shumicë të vogël parlamentare, Osmani thotë se kjo ndonjëherë nuk është keq sepse kjo e shtyn Qeverinë të jetë më e kujdesshme dhe më inkluzive.

“Ideja jonë është që t’i tërheqim edhe partitë opozitare në procesi integrues. Konside3roj se Marrëveshja e Ohrit dhe integrimet janë çështje jopartiake dhe këtu duhet të arrihet konsensus nacional dhe etnik jopartiak. Prandaj ia shtrijmë dorën opozitës që edhe ajo të jetë pjesë e këtij konsensusi . nuk duam që meritat për atë proces të jenë vetëm tonat, ky është proces i përbashkët për të cilin secila nga partitë e cila ka qenë në pushtet ka kontributin e vet. Në këtë është shansi të marrim mbështetje për Marrëveshjen e Ohrit nga të gjitha partitë, si dhe për integrimet”, deklaroi Osmani.

I pyetur nëse mbesin kushtet e formuara në të a.q platforma e Tiranës, zëvendëskryeministri Bujar Osmani thekson se një prej atyre kushteve është që shqiptarët të mund të marrin pjesë në bisedimet me Bullgarinë për përparimin e çështjeve të hapura.

“Unë jam këtu sot, që do të thotë se kjo çështje është e zgjidhur. Platforma ka dy pjesë – njëra e cila parashikon debate për ndryshime kushtetuese. Kjo pjesë nuk është në Programin e Qeverisë, ndërsa parashikon debate për ndryshime kushtetuese në qarqet akademike, në qarqet politike dhe në shoqërinë civile. Pjesa e dytë është në kuadër të Kushtetutës dhe është pjesë e punës së Qeverisë”, sqaron zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani në intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BTA.